fbpx

Berisha i përgjigjet Haradinajt, ia kujton si e bëri Thaçi kryeministër me tetë ushtarë

nga Revista Kosovarja

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, njëherësh ish- komandant i luftës, ka folur për Gazeta Blic për deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa-Remi, kanë qenë turistë në luftë.Ai vlerëson se deklarata të tilla nuk i bëjnë nder as UÇK-së e as luftës për liri dhe se historia e përcakton pozicionin e secilit.

“Këto lloj kualifikimesh në vazhdën e deklaratave që po bëjnë nuk i bëjnë nder as vlerave të UÇK po as luftës për liri si vlerat më sublime të këtij vendi. Ato i takojnë historianëve dhe vet historisë dhe i takojnë atyre që të përcaktohet pozicioni, i seciit historia nuk mund të rishkruhet siç edhe ka thënë vet presidenti Thaçi, kush ka qenë pjesë e saj do ta ketë gjithmonë nderin dhe lavdinë, të tjerët janë të obliguar ta nderojnë dhe respektojnë historinë e vet, përndryshe nëse jo, atëherë ajo përsëritet në një dimension tjetër”, thotë ai.Sipas Berishës, gjuha e Haradinajt ngjason me gjuhën e dëshmitarëve në luftë dhe nuk është në rregull, pasi në Drenicë s’ka pasur mundësi të jesh turist, por ke mundur të qëndrosh vetëm nën hijen e armëve.

“Gjuha me të cilën po flasin dhe ka folur z.Haradinaj po ngjason shumë me gjuhën e dëshmitarëve që dëshmojnë se kush ku ka qenë në periudha të luftës. Kjo nuk është në rregull unë mendoj se në periudhën e luftës, në asnjë pjesë të Kosovës e aq më pak në Drenicë ka pasur mundësi për t’u sjellë si turist, sepse bile zona e Drenicës për dallim nga zona e Dukagjinit, në Drenicë s’kanë as pyje të larta e as hije, ata kanë qëndruar vetëm nën hijen e tytave të kallashëve apo armëve tjera”, vlerëson deputeti.Ai për Gazeta Blic i kujton Haradinajt se nuk është mirë të pështyhet sofra, pasi Thaçi e kishte bërë kryeministër me tetë ushtarë apo deputetë.
“Prandaj, unë mendoj se nuk i bën nder, zoti Haradinaj duhet ta dijë se me 8 ushtarë apo me 8 deputetë, Hashim

Thaçi e ka bërë kryeministër. Nuk është mirë që të pështyhet sofra ku ke marrë emër e nder dhe lavdi. Ramush Haradinaj është një luftëtar i madh, një njeri që ka lënë gjurmë në historinë e luftës së Kosovës, prandaj edhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes në kualifikime njëri-tjetrit dhe luftës sonë në përgjithësi, sepse fundja të gjithë ne jemi pjesë e UÇK-së, ka qenë familja jonë e përbashkët dhe të gjithë kemi kontribuar me aq sa kemi mundur në atë që është politika jonë në botë e që ka qenë lufta për çlirim”, thekson Berisha.Deputeti përmend kontributin e ish presidentit Rugova dhe Thaçit në luftë, teksa shton se nuk e di gjendjen emocionale të Haradinajt për një deklaratë të tillë.

“Një duhet ta kemi të qartë të gjithë, Platoni i ndan njerëit në tri kategori, në ata që bëjnë punën, argatët,dhe që kemi qenë të gjithë ne që kemi luftuar, të gjitha kategoritë në të gjitha nivelet, e dyta janë kategoria që t’i japin mjetet e luftës dhe të fundit janë kategoria që drejtojnë. Jo rastësisht ka qenë presidenti Ibrahim Rugova në krye të këtij organizimi dhe ish presidenti Hashim Thaçi, ish drejtori i politik i drejtorisë politike të UÇK-së. Prandaj, secili e ka peshën dhe rëndësinë e tij në një organizim siç ka qenë lufta për liri dhe nuk ka hapësirë asnjë të cilësohet si turist. Nuk e di gjendjen emocionale në të cilën është Haradinaj që e ka thënë këtë deklaratë por e di që ne kemi qenë një ekip që ka korrur një sukses, që historia në luftat guerile nuk e njeh”, shton ai.Sipas tij, nëse Haradinaj po e përdor këtë si mundësi që t’i bashkohet qeverisë, është rrugë e gabuar.

“Unë i them z.Haradinaj dhe gjithë të tjerëve, nëse ata po e shohin si një mundësi afrimi me politikën dhe për t’u bërë pjesë e institucioneve, udhëheqjes, është vetë Lumir Abdixhiku që kur e ka votuar Albin Kurtin, ka qenë kundër rrëzimit të tij dhe ai sot e ka larguar. Ia përkujtoj se edhe Ramush Haradinajn e sheh shumë larg politikës dhe qenies partner në qeverisje. Prandaj, këto kualifikime nuk e ndihmojnë përpara apo në integrimin e institucioneve, qoftë përmes koalicioneve, shkuarjes në zgjedhje apo formimit të një qeveri gjithpërfshirëse, këta përmes politikave të gabuara”.Sa i përket Rognerit, deputeti i PDK-së thotë se gjithmonë kanë ekzistuar gjëra të tilla duke u munduar të bëjnë përçarje, teksa kujton një thënie të Ahmet Krasniqit.

“Janë zhargon që nuk i dëgjojmë për herë të parë që kanë pretenduar të na fusin përçarje spektrit politik ushtarak në atë botë, unë dua t’ju kujtoj se me 30 mars 1999 me vendimmarrjen dhe harmonizimin e politikave të njerëzve që e kanë dashur organizimin e luftës dhe lirinë e Kosovës unë dua ta kujtoj vetëm një thënie të ish ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, i cili thotë: “të përpihen edhe bjeshkët e Strellcit, veç bashkohuni dhe kemi me ia arrit, me të gjitha kapacitetet ushtarake, format e organizimit të përbashkët dhe meqenëse shtabi e kishte bërë shtrirjen e luftës në teren, atëherë është bërë një subordinim hierarkik mes ministrisë dhe shtabit dhe është zhvilluar lufta për çlirimin e Kosovës, natyrisht dhe me ndihmën e partnerëve. Për mua do të ishte më e rrugës nëse Haradinaj, Abdixhiku e të gjithë të angazhohen për të kundërshtuar ligjet që u kaluan në Kuvend në seancën e fundit”, deklaron deputeti Hisen Berisha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]