Këngëtarja e njohur Besiana Behluli, e pëlqyer për stilin e saj të veçantë në muzikë dhe paraqitje, mbrëmë i ka shpërblyer ndjekësit me disa foto nga një aheng.
Besiana bashkë me familjen ishin në një dasëm dhe kohë pas kohe ka postuar fotografi në faqen e saj në Instagram.
Në një foto, bukuroshja shihet e përqafuar me të ëmën, këngëtaren e madhe Shkurte Fejza, ndërkohë që bënë dedikimin e ëmbël: “Qofsha sa gjysa jote, jam e lumtur”, shkruan “Kosovarja”.
Më pas, Besiana ka nxjerrë edhe një foto me bashkëshortin, teksa të dy duken shumë bukur pranë njëri tjetrit.