fbpx

Besnik Tahiri: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

nga Revista Kosovarja

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sulmet kundër ish-ministrit Selim Selimi janë tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të VV-së.

E gjitha kjo pasi Albulena Haxhiu minsitre e Drejtësisë e ka akuzuar Selimin sot për dhënien e një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në shfrytëzim në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Ish-zëvendëskryeministri tha se VV nuk duhet të fshihen prapa paaftësive të tyre.

“Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë. Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët. Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin. Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja. Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157789777506611

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]