fbpx

Bieta Sulo i përgjigjet Roza Latit, pasi ajo e akuzoi se ia mori burrin tjetrës

nga Revista Kosovarja

Roza Lati së fundmi ishte e ftuar në RTV Ora dhe ajo thumboi moderatoren Bieta Sulo – pasi ishte ndjerë e ofenduar 6 muaj më parë kur u ftua nga vetë moderatorja në Top Channel.

“Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty,”- tha Roza.

Bieta sot, hapjen e emisionit e nisi me një kundërpërgjigje jo të drejtpërdrejt ndaj Roza Latit:

“Sukses i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz, të cilët kanë qenë protagonistë në këtë emision në  ‘Ftese ne 5’, vazhdojnë dhe jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive edhe 6 muaj ose në qoftë se kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara unë ndjej nga zemra të them: Faleminderit.”

Kujtjmë se pikërisht sot, 6 muaj më parë, Roza ka qenë e ftuara e “Ftesë në 5 me Bieta Sulon”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]