fbpx

Big Mama me fjalë të mëdha për Antonela Berishën: Ofendohen artistët nëse e krahasoj me ta…

nga Revista Kosovarja

Big Mama dhe Antonela Berisha kanë qenë dy nga personazhet e famshme që u përfshinë në konflikt brenda Big Brother VIP.

Pas një debati që kishin në një nga spektaklet, këngëtarja shqiptare u detyrua që ta linte shtëpinë.

Ajo ka folur disa herë për të, gjersa ka rikthyer sërish në vëmendje në një nga intervistat e fundit.

Në “Zemër Luana”, Big Mama duhej t’i thonte tre emra të showbizit që nuk i duron dot.

E njëjta shtoi se e dinë e gjithë Shqipëria se kë nuk e duron, por që ajo nuk mund të quhet artiste.

“Ajo nuk është artiste, është leckë. E din e gjithë Shqiptaria. Antonelën nuk e duroj. Artiste, ofendohen artistët nëse e krahasoj atë me artistët”, u shpreh Big Mama.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]