fbpx

Bilall Kasami e quan Kurtin Kryeministër të gjithë shqiptarëve

nga Revista Kosovarja

Kreu i Tetovës Bilall Kasami që është edhe kryetar i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut në fjalën e tij mbrëmë në Tetovë e ka quajtur Kurtin Kryeministër të të gjithë shqiptarëve.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, kreu i Besës Bilall Kasami dhe ai i Alternativës Afrim Gashi janë pjesë e Frontit të përbashkët opozitar të cilëve po iu ndihmon Kurti përballë BDI’së së Ali Ahmetit i cili është aleat i Kryeministrit Edi Rama. Kryeministri Kurti gjatë kësaj vizite në Shkup e Tetovë nuk takoi asnjë funksionar ose lider të pushtetit.

Derisa eksponentë të VV’së u entuziazmuan me praninë e qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm, Kasami e ‘pagëzoi’ Kurtin si Kryeministër të të gjithë shqiptarëve.

“Në këtë ditë të madhe ku presim kryeministrin e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por të gjithë shqiptarëve zotëri Albin Kurtin në Tetovë”, tha Kasami kur doli për të folur para nisjes së koncertit në Tetovë që u organizua për nder të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Sot gjatë gjithë ditës ngado ku keni lëvizur, si në Shkup ashtu edhe në Tetovë, e keni ndjerë përkrahjen dhe dashurinë që e keni nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por ashtu siç e dini edhe ju, kjo dashuri dhe përkrahje nuk ka veç karakter institucional, ajo nuk buron nga pozita aktuale, ngaqë të njëjtën e keni pasur edhe kur keni qenë Albini opozitar”, tha Kasami duke shtuar se përkrahja ka karakter kombëtar.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/833918918104089?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]