fbpx

Biskota në formë ylli me kanellë

nga Revista Kosovarja

Përbërësit: 3 të bardha veze, 250 gr sheqer pluhur, pak kripë, 2 lugë çaji kanellë, pak liker bajamesh (jo patjetër, mund t’i vini dhe liker portokalli ose aromë bajamesh, aromë rumi ose asgjë, nëse nuk keni asnjë nga këto),1 luge gjelle lëkurë të grirë portokalli,350-400 gr miell bajamesh ose gjysmë për gjysmë, përzier me lajthi. Mua më pëlqen e perzier me lajthi (masa e dhënë në recetë varet dhe nga madhësia e vezëve ndaj mos i vini të gjithe miellin e bajameve menjëherë, shikoni sa do ju marrë që të përftoni një brum të fortë dhe jo shumë ngjitës).

Përgatitja: Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe mbi të vëm letrën e pjekjes. Furrën e ngrohim në 150 gradë. Rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të perftojmë një marengë të fortë. Duke vazhduar rrahjen shtojmë sheqerin pluhur pak nga pak, jo të gjithin njëherësh. Heqim mënjanë rreth 4 lugë gjelle nga marenga e ëmbël. Kjo do na duhet për pjesën e sipërme të biskotave. Tek pjesa tjetër e marengës shtojmë miellin e bajameve ose miellin e bajameve të përzier me lajthi (200 gr bajame+200 gr lajthi) jo të gjithin njëherësh, lëkurën e portokallit, kanellën, likerin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]