fbpx

Biskotat e veçanta me sherbet dhe arra

nga Revista Kosovarja

Kjo recetë e ka origjinën nga Turqia, por është shpërndarë edhe në shumë vende të Ballkanit përfshrë edhe Shqipërinë.

Të njohura për shijen e shkrifët, por dhe formën e veçantë, kjo recetë e veçantë biskotash do të kthehet në një nga sekretet më të ëmbëla të kuzhinës tuaj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon gjithçka duhet të dini për përgatitjen e tyre fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit për brumin

100 gr gjalpë

1 vezë

Gjysmë luge gjelle sheqer

Gjysmë luge gjelle salcë kosi

2 lugë gjelle miell i ashpër

Gjysmë luge çaji pluhur pjekës

180 gr miell 00

Lajthi, bajame apo arra sipas dëshirës

Për shurupin

250 gr sheqer

350 ml ujë

12 gr esencë vanilje

Përgatitja

Në një tenxhere të thellë shtoni ujin, sheqerin dhe vaniljen më pas vendoseni të ziejë për 10 minuta deris atë krijojë bulëza e lëreni të ftohet.

Në një enë shtoni gjalpin në tempëraturë ambient, sheqerin, vezët, salcën e kosit, përzieni mirë me anë të një rrahësi elektrik ose me një tel kuzhine.

Në fund shtoni miellin e ashpër, pluhurin pjekës dhe sasinë tjetër të miellit 00 duke vazhduar me përzierjen.

Brumi duhet të jetë pa kokrriza dhe i butë.

Me duar ndani nga një topth të vogël rreth 20 gramë secili dhe rrotullojeni më pas duke formuar një cilindër rreth 6-7 cm të gjatë.

Shtypeni me duar dhe formoni një petë të gjatë të cilën duhet ta ktheni në një tub të vijëzuar me anë të një piruni.

Do të formoni një gjysmëhëne dhe në mes vendosni një arrë, bajame apo lajthi sipas dëshirës tuaj.

Zgjidhni një tavë mestatare, lyejeni pak me vaj dhe vendosni biskotat një nga një me distancë nga njëra tjetra.

Lërini të piqen në temperaturën 200 C për 20 minuta, derisa të marrin një pamje të artë.

Pasi të jenë pjekur hidhini sipër sherbetin e ftohtë që përgatitët në fillim dhe lëreni derisa biskotata ta thithin.

Kur të ftohen janë gati për t’u shërbyer.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]