fbpx

Bislimi dhe ambasadori i ri zvicëran flasin për thellim të bashkëpunimit

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar sot me ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Pas takimit, Bislimi ka ndarë disa fotografi në platformën X, duke thënë se ai dhe Sorecher rikonfirmuan përkushtimin në vazhdimin e punës krah për krah.

“Takimi me ambasadorin e ri zviceran, Jurg Sprecher, nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve të forta dypalëshe midis Kosovës dhe Zvicrës. Rikonfirmuam përkushtimin tonë për të vazhduar punën krah për krah për të formuar të tashmen dhe të ardhmen e partneritetit dhe marrëdhënieve tona miqësore”, shkroi Bislimi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]