fbpx

Biznesmeni e humanisti Arsim Kabashi merr urime të shumta jo vetëm për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Duke u nisur nga serioziteti në punë, cilësia në ndërtim, si dhe krijimi i kushteve shumë të favorshme për klientët, nuk është e rastit që Kompania “Cima Construction” të fitojë epitetin – Lider në fushën e projektimit dhe ndërtimit, shkruan “Kosovarja”.

Sot, pa dyshim, Kompania “Cima Construction” është e njohur gjithandej me ndërtimet në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj.

Rehatia dhe siguria e investimit në patundshmëri të klientëve, janë vizioni i tyre, elemente këto që e bëjnë kompaninë edhe më të besueshme.

Vlen të përmendim se për të gjitha këto arritje të suksesshme, pa dyshim, është Arsim Kabashi, ndër udhëheqësit e Kompanisë “Cima Construction”, që me meritë edhe e ka fituar epitetin – Lider i tregut kosovar dhe jo vetëm.

Ju kujtojmë se Arsim Kabashi është edhe President i FC “Ballkani”, klub ky i njohur për sukseset e arritura në fushën e futbollit.

Arsimi sot e ka një ditë të veçantë, feston ditëlindjen, me ç’rast po merr urime jo vetëm nga klientët e shumtë, por edhe nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë gjithandej jo vetëm të Kosovës.

Urime edhe nga stafi i “Kosovares”, po aq edhe për bashkëpunimin shumëvjeçar në fushën e marketingut në mediumin tonë!

Urime!
Suksese edhe më të mëdha! (“Kosovarja”)

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]