fbpx

Biznesmeni Ilir Sinani reagon në mbrojtje të Gold Ag: “Nuk i ha Luanit për zagar”

nga Revista Kosovarja

 

Arian Agushi, për publikun e gjërë i njohur si Gold Ag, është padyshim një nga figurat më influente të rep muzikës në vend.

Këngët e tij kanë mesazhe, përcjellin tematika të ndryshme, shpesh patriotike e me raste edhe religjonare.

E, kjo duket se nuk i pëlqen gazetarit Vullnet Krasniqi, i cili shpesh ka reaguar në studio televizive kundër reperit Gold Ag, me të cilin ka pasur edhe një përplasje e konfrontim ballë për ballë.

Pas akuzave të gazetarit, se Arian Agushi bënë këngë për luftën e dëshmorët vetëm për përfitime, ka pasur një reagim të ndezur publik. Me këtë rast, ka reaguar edhe biznesmeni i njohur Ilir Sinani, i cili në faqen e tij në Instagram ka ndarë një foto ku shihet përkrah Agushit, teksa shkruan: “Nuk i ha Luanit për zagar”.

Ilir Sinani, njihet si biznesmen dhe person i përfshirë në shumë inciativa banirëse.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]