fbpx

Bjordi Mezini dhe Anna Lika për herë të parë si çift

nga Revista Kosovarja

Romanca mes Bjordi Mezinit dhe Anna Lika është përfolur prej kohësh por nuk është konfirmuar asnjëherë.

Bjordi gjatë qëndrimit në BBVA i ra rrotull lidhjes me aktoren por nuk foli se ishte lidhje dashurie.

Ai tha se e kishte kolege dhe bashkëjetonin.

Çift në punë dhe në shtëpi, së fundmi ata kanë ndarë për herë të parë një foto të dy, gjatë xhirimeve të një seriali ku po bashkëpunojnë.

“Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”- shkruan Anna krahas fotos.

Sipas burimeve çifti po shijon prej më shumë se një viti romancën dhe duket se shumë shpejt, mund të kemi një unazë në gisht!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]