fbpx

Blake Lively vesh fustanin e kreatores shqiptare në festën e ditëlindjes

nga Revista Kosovarja

As ikona e modës, Blake Lively nuk mundi t’i rezistojë magjisë së fustaneve të Teuta Matoshit.

Aktorja me datë 25 gusht mbush 33 vjet, mirëpo ka nisur festën për fundjavën e ditëlindjes.

Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ajo shfaqet e veshur me fustanin duke bërë rrotullime shumë e lumtur teksa prezanton modelin që ka zgjedhur.

Si zakonisht, veshja e saj u kompletua me këpucë nga Christian Louboutin dhe diamante nga Lorraine Schwartz.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]