Shumë herë kemi dëgjuar histori tradhtie dhe kemi qenë gjithmonë kurioz për të ditur rrjedhën dhe përfundimin e atyre historive.
Bledi mbremë në Përputhen ka rrëfyer se si ish e dashura e ka tradhtuar me shokun e tij të ngushtë, ku edhe konkurentët e dëgjonin secilën fjalë që ai fliste, shkruan”Kosovarja”.
Bledi me vajzën në fjalë kishte qenë i lifhur për dy vite rrjeshtë, ndërsa me shokun e tij të ngushtë kishte ndarë të mirën dhe të keqen.
“Kam pasur një lidhje përpara, ka qenë shumë i lidhur. Kam pasur dhe një mik timin, më të cilin kam pirë, kam ngrënë, kam qeshur, kam ndarë çdo moment të jetës time me të dhe erdhi një moment kur…ndryshe është t’i dëgjosh gjërat, ndryshe është t’i shohësh me sytë e tu. Papritur, atëherë kur nuk e prisja, ndodhi. U tradhtova. Kisha dy vite i lidhur, në atë kohë nuk shihja asgjë përpos personit në fjalë edhe gjithë ky besim, gjithë ky përkushtim, harrova njerëzit e mi, harrova familjen, gjithçka. Shihja vetëm atë ta bëja të lumtur”,-ishte deklarata e Bledit.