fbpx

Blerta Deliu bën dedikim të veçantë për babain e saj

nga Revista Kosovarja

7 Marsi njihet si festa e mësuesit andaj në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet nga zemra të deputetes Blerta Deliu Kodra për babain e saj.

Blerat duke rrëfyer për sakrificën dhe mundin e babait ndjehet pafund krenare, shkruan “Kosovarja”.

“Gëzuar ditën e mësuesit babë, shembull i qëndresës dhe përkushtimit, si dhe të gjithë mësimdhënësve kosovarë, që ndër dekada, pa u lodhur e dorëzuar asnjëherë, i kapërcyet të gjitha pengesat për të ndriçuar rrugën e dijes për brezat e ri. Faleminderit përjetësisht!” ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]