fbpx

Blerim Destani veç ëndërr e femrave dhe bukurosheve të showbizit

nga Revista Kosovarja

Blerim Destani është aktori i mirënjohur me një karrierë të gjatë e të bujshme në kinematografinë shqiptare dhe atë botërore.

I komentuar për aftësinë profesionale në aktrim, pamjen, prezencën dhe klasin që e karakterizon, Blerim Destani mbanë bindshëm epitetin e aktorit ikonë.

Ka kohë që mediat e përflasin jetën private të aktorit, duke aluduar për romanca, lidhje e flirte me vajza të famshme, por deri më tani të gjitha raportimet kanë mbetur në kuadrin e thashethemeve.

Emrat e lakuar të bukurosheve që pretendohej se ishin në lidhje me Destanin, janë vendosur shumë shpejtë në qendër të vëmendjes.

Aktori me famë botërorë, deklaron se është vetëm dhe se në jetën e tij aktualisht nuk ka asnjë femër.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]