fbpx

Blerina Kllokoqi Rugova, kreatorja që duhet t’ia kenë zili

nga Revista Kosovarja

Dizajnerja e pa përsëritshme, Blerina Kllokoqi Rugova, vazhdon të surprizojë me kreacionet përrallore dhe me plotë stil të fustaneve dhe veshjeve unike në fushën e modës përmes brendeve të saj të mahnitshme.

Delikatesa e një figure të përsosur femërore, mund t’i besohet vetëm duarve dhe mendjes kreative të dëshmuar ndër vite të dizajnerës së padiskutueshme kosovare me famë botërore, Blerina Kllokoqi Rugova.

Fustanet përrallore dhe me një stil unik e të praruar janë të parezistueshëm dhe ëndërr e çdo femre, që t’i ketë pjesë të koleksionit të saj. Këtë kënaqësi ju mund ta përjetoni duke vizituar pikat e butikeve të dizajnerës, Blerina Kllokoqi Rugova.

Ndërkaq, përmes ‘Bukur World’, Blerina Kllokoqi Rugova, ka krijuar për herë të parë në rajon një koncept të personalizuar të brendit vendor e tepër unik të saj, me veshje të gatshme, përmes së cilit ju mund të visheni duke filluar nga çorapet e deri te aksesorët dhe detajet me të vogla.

Blerina Kllokoqi Rugova, ky emër i modës i dëshmuar tashmë edhe në pasarela prestigjioze ndërkombëtare, ju mirëpret në çdo kohë duke iu befasuar me kreacione e dizajnë magjike të fustaneve dhe veshjeve të përkryera të brendeve unike të krijuara nga vet ajo.

Ju mund t’i vizitoni butiqet e Belrina Kllokoqi Rugova në Prishtinë, e po ashtu për më tepër detaje vizitoni edhe rrjetet sociale:
@blerinakllokoqirugova
&
@bukurworld

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]