fbpx

Blerina Kllokoqi-Rugova pajiset me pasaportë shqiptare

nga Revista Kosovarja

Kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova, ka njoftuar se është pajisur me pasaportë shqiptare.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në dokumentin e publikuar thuhet se i është miratuar kërkesa për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Në të tutje bëhet me dije se brenda gjashtë muajve duhet të bëhet betimi përkatës, siç e parasheh ligji.

Krahas stilistes, një numër i madh i personazheve publike kanë marrë pasaportën e Shqipërisë.

Blerina tashmë është njëra nga stilistet më të njohura e më të suksesshme në vend.

Ajo prej vitesh punon edhe me disa prej figurave të famshme në Shqipëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]