fbpx

Blero e mbështet Daut Haradinajn në garën për të parin e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Tashmë është bërë publik lajmi se ish deputeti nga radhët e Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj synon postin e kryetarit të Prishtinës për mandatin e ardhshëm.

Kandidimin e tij e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj në mars të këtij viti.

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pranuar shumë urime e mbështetje nga figura publike, shkruan “Kosovarja”.

Haradinaj mëngjesin e sotëm takoi këngëtarin Blero Muharremi dhe vëllain e tij Burimin.

Në këtë takim, Blero i ka shprehur mbështetjen në garën e tij për kryetar të Prishtinës.

“Sot pata kënaqësinë të takoj këngëtarin dhe mikun tim Bleron dhe vëllain e tij Burimin, që njihet në Skandinavi për angazhimin në sektorin e gastronomisë.

Faleminderit Blero për mbështetjen!” ka shkruar Dauti. /Kosovarja/

 

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3851582041561562

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]