Vala

Blero është kthyer prapa në kohë, duke sjellë imazhe të realizuara vite më parë.

Blero ka ndarë me ndjekësit një foto, në të cilën shfaqet në veturë bashkë me Cekic.

Në atë imazh, vërehet qartë ndryshimi që këngëtari ka pësuar gjatë këtyre viteve, prej kur filloi të merret me muzikë.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Blero Muharremi është “S’ka jetë”, këngë kjo në duet me Teuta Selimin, me të cilën ka marrë mbi 2 milionë klikime në YouTube.

MUND TË JU PËLQEJNË