fbpx

BMT e pëson keq pas Cllevios, Stresi bën për spital ish anëtarin e TBA-së

nga Revista Kosovarja

Pas ngjarjes së pak javëve më parë, ku Noizy rrahu Cllevio-n, ka ndodhur një tjetër përplasje mes reperëve. Mësohet se grupi i Stresit ka rrahur keq ish anëtarin e TBA, i njohur si BMT. Dhe vetë Stresi ka publikuar një fotografi, ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë.

Reperi ishte shprehur se nuk do të shpëtonte paq pasi BMT e kishte sharë disa herë në rrjete sociale. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, ka shkruar Stresi krahas fotos së tij. Ndërkohë, Stresi ka folur lidhur me këtë ngjarje dhe me Noizyn.

Gjatë një live që kanë realizuar së bashku, ky i fundit dëgjohet duke thënë se duhet ta lënë me kaq. Ndërsa Stresi shton: “Familja është e shtrenjtë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]