fbpx

Bogujevci ia ndal mikrofonin ministres Haxhiu, “sherri” i Hisen Berishës

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ia ka ndalur mikrofonin bashkëpartiakes së saj, ministres Albulena Haxhiu.

Ministrja është revoltuar me këtë vendim dhe e ka braktisur seancën.

Bogujevci e ka marrë këtë vendim pasi që sipas saj Haxhiu është përgjigjur në tema të tjera, e jo për atë që kishte marrë fjalën.

“Nuk është e drejtë që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime, deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje, por i ka tërhequr, unë e kam edhe letrën që e ka dërguar, dhe në të cilën thekson se i tërheq pyetjet, andaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”, ka thënë Haxhiu e indinjuar./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]