fbpx

Bora dhe Donaldi paskan qenë vërtetë në Vienë bashkë, e pranon edhe Alban Ramosaj

nga Revista Kosovarja
Trekëndëshi i famshëm mes Bora-Donaldit dhe Triksës, dashje pa dashje ka përfshirë edhe njerëz të tyre të afërm, që e kanë të pamundur të qëndojnë jashtë kësaj histoire.
Këngëtari i njohur Alban Ramosaj, vëllai i Beatrix-it, ka thumbuar hapur ish-çiftin Donald Veshaj dhe Bora Zemani përmes një komenti në rrjetet sociale.

Pasi kanë “ngacmuar” jetën luksoze dhe udhëtimet e shpeshta të Albanit në Dubai, ky i fundit është përgjigjur me një “thumb”, por këtë herë hapur, ndaj Donaldit dhe Borës.

“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m folloëers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, ka shkruar këngëtari, Alban Ramosaj.

Me shtëpitë e përmendura, ai ka hedhur kunja ndaj Donaldit i cili, një ditë pasi nuk u shpall fitues, premtoi se do të ndërtojë 2 shtëpi në Kosovë e 2 në Shqipëri për njerëzit në nevojë. Ndërkohë, Bora Zemani ka 1 milion ndjekës në Instagram dhe sipas tij, këta ndjekës janë të blerë.

Ndërkohë sa i përket pushimeve në Vjenë, kujtojmë se pak ditë më parë Bora dhe Donaldi udhëtuan drejt Vjenës (ku u aludua se ishin bashkë, por nuk ka prova për këtë).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]