fbpx

Bora dhe Vini bëhen bashkë për djalin, sjellin fotografitë më të bukura si familje

nga Revista Kosovarja

Moderatorja më e komentuar e momentit, Bora Zemani dhe Dj i njohur shqiptar, Vin Veli ka disa vite që i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Por duke qenë prindër të një djali, ata kanë ruajtur raporte të mira dhe shprehen se janë në gjendje të bëjnë më të mirën për të voglin e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Ditën e sotme Arbori ka pasur festën e Abetares, duke mbyllur me sukses klasën e parë dhe sigurisht që në festë nuk ka munguar asnjëri prind.

Madje ata kanë publikuar fotografi të përbashkëta familjare, duke u shfaqur shumë të lumtur në prani të djalit të tyre.

Ka qenë vetë Bora që ka publikuar në Instagram disa foto nga ky moment i rëndësishëm i jetës së tyre, ku vihet re që në festën e Arborit janë gjyshet, daja dhe shumë familjarë të tjerë.

“Sa shpejt u rrite o Arbor! Per cdo gje te re tenden mendoj “kjo eshte dita me e bukur e jetes”. Edhe sot e mendova…te pakten per gjysmen e festes qe arrita te qetesohesha se ne fillim cdo gje ishte turbull nga lotet dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi per ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, te dua pafund!
Mezi pres ditet e tjera me te bukura te jetes qe mi dhuron vetem ti!”, ka shkruar Zemani krahas fotove, duke i emocionuar të gjithë. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]