fbpx

Bora Zemani na prezanton me dashurinë e saj të parë

nga Revista Kosovarja

Bora Zemani na e dëshmoi edhe njëherë thënjen e famshme, se dashuria e parë e një vajze është babai i saj, shkruan “Kosovarja”.

Sot feston ditëlindjen një nga njerëzit më të dashur të moderatores, babai i saj dhe nuk mungoi urimi publik nga e bija, me një fotografi të fëmijërisë së saj, ku shihet me balluke në prehërin e njeriut të shtrenjtë.

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë, shumë!”, ka shkruar ajo në fotografinë, e cila është një nga ato të rrallat që s’e kemi parë ndonjëherë.

Përndryshe Bora momentalisht është duke prezantuar një nga emisionet më të ndjekura nga publiku shqiptar, e jo vetëm “Për’puthen”. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]