fbpx

Bota e artit në zi: Vdes aktori i njohur, fitues i çmimit ‘Oscar’

nga Revista Kosovarja

Fituesi i Oskarit, William Hurt, ka vdekur në moshën 71-vjeçare, të dielën.

Familja e ka konfirmuar këtë, duke bërë të ditur se aktori kishte një vdekje natyrale.

“Me pikëllim të madh familja Hurt vuan për vdekjen e William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues të Oskarit, më 13 mars 2022, një javë para ditëlindjes së tij të 72-të”, tha djali i aktorit, Will, në një deklaratë.

Aktori njihej për rolet e tij në filma si “Kiss of the Spider Woman” dhe “Broadcast News”, shkruan Reuters.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]