fbpx

Brad Pitt la një të panjohur të jetonte pa qira në pronën e tij deri kur ndërroi jetë

nga Revista Kosovarja

Thuhet se Brad Pitt ka lejuar një burrë të ve të jetojë në pronën e tij të mëparshme në Los Angeles pa qira.

Sipas aktores së “Elvira”, Cassandra Peterson – nga e cila Pitt bleu pronën prej 1,9 hektarësh në Los Feliz, Kaliforni, në vitin 1994 – aktori e lejoi burrin të banonte deri në vdekjen e tij në moshën 105-vjeçare.

“Ai ishte shumë, shumë i sjellshëm me burrin”, tha Peterson për yllin e “Fight Club” në një intervistë të re me People.

“Gruaja e këtij burri ndërroi jetë dhe burri, John jetonte atje. E di që Brad e lejoi të jetonte atje pa paguar asgjë derisa vdiq”, tha tutje ajo, shkruan PageSix.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]