fbpx

Brad Pitt mendon për “pension”, po tërhiqet nga bota e biznesit

nga Revista Kosovarja

Brad Pitt dhuroi momente të rëndësishme në ekranin e madh dhe arriti të bëhet një nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit .

Megjithatë, lëvizja e tij e fundit për të shitur aksionet në një kompani që bashkëthemeloi me Jennifer Aniston ka nxitur thashethemet se ai dalëngadalë po tërhiqet nga filmat.

Më konkretisht, në internet po qarkullon lajmi se Brad Pitt ka shitur 60% të kompanisë së tij, Plan B, e cila operon në fushën e prodhimit të filmit.

Aktori shiti aksionet e tij në një media gjigante francez. Sipas Just Jared, një burim i afërt me Pitt tha, “Brad ka vendosur të jetojë një jetë të qetë për vitet e ardhshme dhe ka konsideruar një lloj gjysmë pensioni”.

Megjithatë, burimi shtoi “Është e sigurt që do të vazhdojë të aktrojë në filma por do të tërhiqet nga aktivitetet e biznesit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]