fbpx

Brdo-Brijuni: Presidentja Vjosa Osmani u la e dyta në rresht, prapa Vuçiqit dhe të tjerëve

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur sot në Slloveni në kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun.

Znj.Osmani fillimisht ka takuar homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Sefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Mediat serbe kanë shkruar për mikpritjen që i është bërë Vuçiqit në këtë Samit, por ajo që bie në sy, është vendi i presidentes së Republikës së Kosovës, znj Vjosa Osmani në fotografitë e Samitit.

Znj.Osmani, megjithëse e vetmja grua pjesëmarrëse (presidente) në këtë Samit, është lënë në rreshtin e dytë të fotografive zyrtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]