fbpx

Brenda dasmës luksoze së vajzës së Donald Trump, ku i ftuar ishte edhe Behxhet Pacolli

nga Revista Kosovarja

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahet ceremonia e dasmës së vajzës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany Trump.

E veshur me një fustan të bardhë me xhevahirë dhe me mëngë të gjata, Tiffany ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë si nuse.

Ajo buzëqeshi për një fotografi me përcjellëset e nuses, njëra prej të cilave është edhe motra e saj, Ivanka Trump.

Tiffany, 29 vjeçe, po kurorëzon dashurinë e saj me martesë me të fejuarin Michael Boulos, 25 vjeç.

Mes shumë të ftuarve në dasmën përrallore, në ceremoni po merr pjesë edhe një shqiptar.

Politikani i njohur, njëherësh ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është një prej të ftuarve në dasmën madhështore.

Kreu i AKR-së publikoi në rrjetin social Facebook një video nga takimi i tij me babanë e nuses, Donald Trumpin, gjatë hyrjes në ceremoninë martesore.

“I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në dasmën e madhe të Tiffany dhe Michael”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Tiffany Trump është vajza e ish-presidentit amerikan nga martesa e tij e dytë me Marla Maples.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]