fbpx

Britney Spears përfundon librin e saj autobiografik,libri pritet të trondis opinionin

nga Revista Kosovarja

Libri i Britney Spears është gati dhe pritet të publikohet në vjeshtë.

Një burim i afërt me yllin e popit zbuloi për Page Six se Spears se ajo e ka përfunduar së shkruari, duke e quajtur atë një “bestseller novator” dhe duke thënë se do të “frymëzojë” shumë njerëz..

“Libri i Brittney është një histori triumfi. Ai do të mbulojë momentet e saj më të pambrojtura, fëmijërinë e saj, atë që ishte, një vajzë të vogël me ëndrra të mëdha, ndarjen e saj nga Justin Timberlake, momentin kur rruajti kokën dhe betejën e saj me familjen e saj për kujdestarinë e detyrueshme”, tha burimi.

Më pas ajo shtoi: “Është një histori mbijetese, që tregon se si gjeti rrugën e saj nga kjo jetë dhe gjeti lumturinë me bashkëshortin e saj, Sam Asghari”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]