fbpx

Bulliqi i tronditur nga plagosja në Podujevë, jep detaje nga rasti

nga Revista Kosovarja

B

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja që ndodhi sot në qytetin e tij, ku u plagosën tre persona.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një nga dy të plagosurit ishte i përfshirë në rastin, ndërsa tjetri ka qenë kalimtar i rastit.

Postimi i tij i plotë:Në prononcimin për ATV-në fola për rastin e plagosjes së dy qytetarëve tanë në qendër të qytetit, në këtë rast sipas informacioneve që kemi nga stacioni policor, bëhet fjalë për dy të plagosur, njëri prej tyre llogaritet të jetë pjesë e aktit që ka ndodhur, ndërsa tjetri kalimtar i rastit.

Kjo ngjarje na tronditi të gjithëve dhe ka ndodhur në një moment kohor kur kishte frekuentim të madh të qytetarëve dhe rreziku për përkeqësim të mëtejmë të situatës ishte i lartë.Gjithashtu shpreha brengën për mungesën e stafit policor që kemi në Stacionin Policor në Podujevë. Po ashtu, kërkoj nga organet e rendit t’i identifikojnë të gjithë autorët e këtij rasti dhe të rriten masat e sigurisë në komunën tonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]