fbpx

Burak Özçivit sërish baba, Fahriye Evcen pozon me barkun e rrumbullakosur

nga Revista Kosovarja

Aktori i famshëm turk Burak Özçivit do të bëhet sërish baba.

Partnerja e tij Fahriye Evcen është në pritje të ëmbël dhe po shijon javët e fundit të shtatzënisë.

Ajo ka publikuar së fundmi fotot e para me barkun e rrumbullakosur dhe duket për mrekulli.

“Edhe pak ka mbetur nga bashkimi”, shkruan aktorja, duke treguar kështu se mezi pret momentin kur ta marrë në krahë bebin.

Ndryshe, për çiftin ky do të jetë bekimi i dytë pasi kanë edhe një djalë, Karan, tre vjeçar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]