fbpx

“Burgim të përjetshëm” – protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe institucionet e drejtësisë

nga Revista Kosovarja

Ditë më parë një 11 vjeçare u dhunua në Prishtinë nga pesë persona.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Nga pesë të arrestuarit tre janë të mitur.

Ndërkaq, sot në kryeqytet po protestohet për të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërkaq organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Viktima nuk ka faj”, “Burgim të përjetshëm” – protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe edhe KGJK-në, duke kërkuar të vendosen sa më parë para ligjit.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]