fbpx

Burri i gjashtë vajzave: O Zot, bëj që edhe fëmija i shtatë të jetë vajzë

nga Revista Kosovarja

Ishte një burrë të cilit Zoti i kishte dhuruar gjashtë vajza. Gruaja e tij ishte shtatzënë me të shtatin, babai kishte shumë merak se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të ishte vajzë.

Ai vendosi që nëse edhe fëmija i shtatë i lind vajzë dhe jo djalë, ta divorcojë gruan e tij! Atë natë kur ra në gjumë, sheh në ëndërr sikur kishte ardhur fundi i botës dhe fe rri kishte plasur gjithandej.

Çdo herë kur e merrnin dhe e dërgonin tek një nga dyert e fe rrit, aty ndodhej njëra nga vajzat e tij e cila e pengonte kalimin dhe nuk e lejonte babanë e saj ta dërgonin në fe rr.

Kështu në të gjitha gjashtë dyert e gjente njërën nga vajzat e tij dhe të gjitha e pengonin dhe nuk e linin të hyjë brenda, përveç se tek dera e shtatë.

Aty nuk kishte kush ta mbrojë dhe ta pengojë. I djersitur dhe shumë i trembur nga makthi, ai zgjohet menjëherë dhe thërret: O Zot, bëj që edhe fëmija i shtatë të jetë vajzë.

Mësimi:
Fëmijët janë dhuratë dhe pasuria më e madhe që mund të ketë një prind. Ata janë njëlloj pavarësisht gjinisë. Për mos të thënë që vajzat janë më të dhimbshura e më të mbara,ato japin jetën për prindërit e tyre. Ato sakrifikojnë pa masë, falin dashuri pa masë dhe duan pa masë. Vajzat janë parajsa e një prindi. Jini falenderues dhe vlerësoni pasurinë më të madhe që keni, fëmijët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]