fbpx

Burri nuk më duron, por as unë atë!

nga Revista Kosovarja

Përshëndetje magjistare e nderuar, jam nënë, 39- vjeçare, jetoj jashtë Kosovës. Kam fëmijë, por kam probleme me burrë.

Ai nuk po mund t’më durojë mua, edhe pse unë po e pranoj se kam gabime dhe jam e pakontrollueshme. Shpesh jam në krizë, meqë burri ka kohë që nuk do të jetojë me mua.

Fëmijët nuk duan që unë të jetoj më burrin. Dhe, prej kur jam ndarë nga ai, nuk e njoh as veten! Po dyshoj se nuk jam në rregull, se kam magji.

Të lutem, më ndihmo!

“E humbura”

Përgjigje:
Burri nuk ka faj për ndarjen tuaj. Fëmijët, gjithashtu, janë lodhur me juve, duke u grindur.

Gjërat kanë rrjedhur prej teje, sepse ti e ke pasur dikë në rrethin e banimit dhe ke qenë e koncentruar në jetë vetëm për të, duke e lënë burrin anash!

Dhe, pasi je ndarë nga burri, personi tjetër, nga frika se ti po i bën ndonjë problem, është tërhequr dhe e ke kuptuar që i humbe të dy.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra. Ti ke edhe magji. Ke fustane të prerë në dhomën tënde. Një e ke me gjak. Ke qenë në vitin 2019 në dasmë gjatë verës dhe atje të kanë bërë magji.

Në shtëpinë tuaj, ku keni jetuar me burrin, keni mbi ormanin e dhomës së fjetjes, në mes të jorganëve të rinj, e që nuk i keni përdorur akoma, dy truç najloni, në të cilët ka thonj, flokë, gjilpëra dhe një sqep pule.

Sa më parë largoj nga dhoma! Dhe, pas një kohe do jeni përsëri bashkë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]