fbpx

“Butiku Flaka” në Ferizaj vendi ku vishen nuset dhe yjet

nga Revista Kosovarja

Një traditë që nuk shuhet në vendin tonë, është ajo e dasmave të mëdha, nuseve që shkëlqejnë me disa lloje të veshjeve tradicionale, nga më të ndryshmet e më të bukurat.

Ferizaji është nga qendrat më të njohura në Kosovë për fustane e veshje të punuara me shumë mjeshtri, profesionalizëm e delikatesë.
Në zemër te qytetit, gjendet një nga dyqanet më të famshëm në Kosovë për fustane elegante, nusërie dhe veshje të mrekullueshme tradicionale – “Butiku Flaka”.

 

 

Ky butik i njohur për kreacionet e veçanta nuk është rastësisht një nga më të vizituarit, pasi ka traditë 40 vjeçare në këtë fushë dhe gjithmonë ofron ekskluzivitet në materiale, dizajn, qepje dhe çdo detaj.

Tek “Butiku Flaka” në Ferizaj, punojnë veshje nusërie dhe të gjitha janë punim dore, ndërkaq na tregojnë se më së shumti kërkohen dallamat, jelekët e arit dhe dimijat.

Në këtë butik tejet të vizituar, modelet dhe punimet janë të mahnitshme, e të cilat dizajnohen nga Flaka Buzhala dhe qepen me mjeshtri të rrallë nga nëna e saj, Sevdije Buzhala.

“Butiku Flaka” vizitohet edhe nga shumë fytyra publike, sidomos këngëtare të skenës sonë, që zgjedhin të vishen e të shkëlqejnë me punimet e Flakes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]