fbpx

Çagllavicë: Dhunohet një e mitur, arrestohet i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast dhunimi të një të miture në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 20:30.

“Dhunim, Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]