Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se komuna ka caktuar lokacionin për vendosjen e monumentit të Adem Jasharit në kryeqytet.
Ai ka njoftuar edhe se për këtë komuna ka pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari.
“Sot, në seancën solemne të Kuvendit të Kryeqytetit, përkujtuam dhe nderuam sakrificën e pavdekshme të familjes Jashari – një akt trimërie që shënoi pikë kthese në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.Mirënjohja e dorëzuar familjes Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe, mbi të gjitha, në zemrat tona” shkruan Rama.
Postimi i plotë: