fbpx

Capital T dhe Adrola në darkë romantike e me trëndafile?

nga Revista Kosovarja

Pas videoklipit të këngës “C’est La Vie” së Capital T ku protagoniste ishte modelja e njohur, Adrola Dushi, filluan aludimet se janë në një lidhje dashurie.

Dyshja disa herë janë zënë nga publiku duke u frekuentuar por që e kanë mohuar se kanë një lidhje derisa të dy në të njëjtën kohë janë shprehur se e dashurojnë dikë, shkruan “Kosovarja”.

Ndërsa, mbrëmë ka qenë Adrola ajo që ka postuar një fotografi nga  momente të një darke romantike në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet të jetë buzë detit dhe ka në duar një buqet trëndafilash të kuq.

Bukuroshja duket e lumtur me surprizën e bërë nga personi i dashur që pretendohet të jetë Capitali. Derisa edhe ndjeksat kanë filluar menjëherë me komentet e tyre epike duke e përmendur reperin në fjalë.

Kujtojmë se dyshja janë duke kaluar pushime jashtë Kosovës dhe këto aludime mund të jenë të vërteta derisa dhe postimet i kanë hedhur në të njëjtën kohë, por mbetet për tu parë. /Kosovarja/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]