fbpx

“Capital T gënjen që nuk ka tradhtuar”, Erjola Doçi e akuzon publikisht reperin

nga Revista Kosovarja

Erjola Doçi së fundmi është vendosur në qendër të medias rozë pas disa deklaratave për shpenzimet e saj e deri tek kërcënimet që mori pas asaj që tha për meshkujt malësorë.

Por së fundmi një deklaratë e dhënë për Capital T mori vëmendje të madhe.

Në një intervistë të tij, reperi është shprehur se nuk ka tradhtuar kurrë, por Erjola është e sigurt për të kundërtën.

“Do e zgjidhja Capital T, po të mos thoshte që nuk kam tradhtuar kurrë. Nuk mendoj se gënjen, ai gënjen. Po shohim femra shumë të arrira në botë që janë tradhtuar, kjo vjen si aspekt gjenetik dhe hormonal i mashkullit”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Capital T është përfolur se është në një lidhje me modelen Adrola Dushi, lidhje e cila është mohuar nga të dyja palët.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]