fbpx

Cardi B tregon se përse e anuloi divorcin me Offsetin

nga Revista Kosovarja

Cardi B ka folur së fundmi rreth arsyes së përse vendosi të bashkohej sërish me partnerin e saj, Offset.

Reperja, e cila ndan dy fëmijë me anëtarin e “Migos”, bëri kërkesën për divorc nga reperi në shtator të vitit 2020, tri vite pasi u martuan.

Cardi, emri i vërtetë Belcalis Almanzar, këmbënguli se burri i saj ndryshoi sjellje dhe se marrëdhënia e çiftit tani është më e fortë se kurrë.

“Gjëja kryesore që doja që ai të ndalonte, ai ndaloi dhe ndryshoi, dhe më tregoi se donte të ndryshonte për mua”, shtoi ajo.

Cardi paraqiti për herë të parë divorcin në shtator të vitit 2020.

Çifti u martuan në vitin 2017 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Kulture Kiari Cephus, një vit më vonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]