fbpx

Çeku: Po presim konfirmimin nga OVL-UÇK për pjesëmarrje në përvjetorin e Epopesë

nga Revista Kosovarja

Anëtari i Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ministri Hajrullah Çeku, ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje nga Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Ai ka thënë se iu kanë dërguar ftesë tri organizatave të dala nga lufta, duke shtuar se “ata e kanë vendin aty”.

“Ne ju kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe po presim konfirmimin e tyre. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi. Epopeja është e të gjithëve”, ka thënë ai para mediave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]