fbpx

Çfarë ‘alarme’ tregon lloji i sekrecioneve për shëndetin e vaginës tuaj

nga Revista Kosovarja

Shkarkime në ngjyrë të bardhë ose të tejdukshme, të lagështa dhe elastike

Mund të jetë: Periudha e ovulimit. Rrjedhjet e rrëshqitshme paraqiten përgjithësisht në gjysmë të ciklit dhe janë mënyra e trupit tuaj për ta bërë më të thjeshtë futjen e spermës në vaginë. Pra, këto shkarkime, janë diçka e zakonshme.

Shkarkime në ngjyrë të bardhë, të kokërrzuar dhe ndjesi kruarjeje

Mund të jetë: Një infeksion mykotik, që mund të jetë shkaktuar nga një rritje e fungeve që normalisht gjenden në vaginë. Shkarkimet në këto raste janë pa erë, me pamje si gjizë dhe shoqërohet nga kruarje të shumta në buzët e brendshme ose të jashtme të vaginës. Këto infeksione janë fare të zakonshme megjithatë një vizitë mjekësore është e domosdoshme.

Shkarkime në ngjyrë të verdhë/jeshile dhe djegie

Mund të jetë: Klamidia ose gonorrea, dy sëmundje seksualisht të transmetueshme bakteriale. Simptoma të tjera mund të jenë djegia gjatë urinimit dhe dhembje e fundit të barkut, por në mënyrë të frikshme, shumë femra nuk kanë simptoma. Por pas diagnostikimit nga mjeku, ato kurohen në mënyrë të thjeshtë me antibiotikë. Të dy partnerët duhet të kurohen.

Shkarkime në ngjyrë gri, të holla dhe me erë të fortë

Mund të jetë: Vaginoza bakteriale. Era e keqe dhe e fortë e përcakton më së miri. Edhe kjo sëmundje është shumë e zakonshme dhe kurohet me mjekime. Arsyeja ende nuk është përcaktuar pse shfaqet kjo sëmundje, por përgjithësisht do të thotë se diçka ka shkaktuar zhbalancimin e balancave bakteriale në vaginë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]