fbpx

Çfarë ka ndodhur me Saimirin dhe Merin?

nga Revista Kosovarja

Tre muaj më parë përfundoi sezoni i parë i spektaklit “Love Story”, ku protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij, duke i shprehur dhe dashurinë publikisht.

Pas mbarimit të “Love Story”, u vu në dyshim nëse Meri dhe Saimiri e vazhdonin lidhjen e tyre dhe duket se këto dyshime po përforcohen edhe më shumë.

Prej 3 muajsh nuk kemi asnjë shenjë se ata janë bashkë. Saimiri erdhi në Shqipëri, qëndroi disa ditë dhe nuk e pamë në asnjë moment në praninë e Merit.

Jo më kot prej kohësh fansat në Instagram po i kërkojnë llogari Saimirit duke e kritikuar se gjithçka e ka bërë për show, por deri tani nuk kemi një reagim nga princi modern.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]