Të shtunën na pret ditë e ftohtë dhe e zymtë, me reshje bore në mëngjes në Kosovë. Gjatë ditës me rritjen e temperaturave reshjet e borës mund të shndërrohen në reshje shiu nëpër ultësira, ndërsa në viset malore reshje bore priten pothuajse gjatë tërë ditës.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të shtunën priten të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore. Reshje bore priten edhe në ultësira e veiut të Malit të Zi dhe disa ultësira të Kosovës. Në jug të Shqipërisë priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën mot më i qetë dhe më i ngrohtë. Priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Mund të ketë edhe riga të izoluara shiu në disa rajone, ndërsa reshjet e shiut rikthehen nga e hëna. Priten rrebeshe të herëpashershme shiu, vende-vende intensive.