fbpx

Cfarë ndodh në natën e madhe të Kadrit?

nga Revista Kosovarja

Mjafton për vlerën e natës së Kadrit fakti se ajo është më e mirë se një mijë muaj. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e zbritëm atë (Kurani) në natën e Kadrit.

E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre, në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me të gjitha vendimet. Ajo është paqe derisa të lind agimi.” (Kadr: 1-5)

Në këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave (për vitin e ardhshëm). Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Vërtetë që Ne gjithnjë po këshillojmë. Këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave…” (Duhan: 3-4)

Ndërsa Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit me besim e me shpresë në shpërblim, atij do t’i falen të gjitha gjynahet e kaluara.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]