Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Speciale, me gjithë ftesën që i ishte bërë javën e kaluar për të dëshmuar sot në orën 9:30 lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti nuk është paraqitur me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.
Në një prononcim për Indeksonline, avokati i mirënjohur Arsim Vranovci, njëkohësisht edhe anëtar me të drejta të plota i Shoqatës së Avokatëve Evropian (Association of European Attorneys) ka dhënë detaje lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale për Kryeministrin lidhur me rastin e blerjes së rezervave shtetërore.
Sipas Avokatit Vranovci, shpesh, dëshmitarët në një procedurë penale kanë rëndësi të madhe si provë deri në aktgjykimin përfundimtar. Si rezultat i kësaj, ligjdhënësi u kushton rëndësi të posaçme.
“Dëshmitarët si provë në procedurën penale janë të paraparë me Kodin e Procedurës Penale. Ndër të tjera, dëshmitar në një procedurë penale thirret personi për të cilin besohet se mund të jep informata për veprën penale, për kryerësin e veprës penale si dhe për rrethana me rëndësi në një procedurë penale. Dëshmitarit i lexohet paralajmërimi para marrjes në pyetje, ndërkohë i përkujtohet detyrimi për të dëshmuar. Dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë nëse beson se me përgjigjet e tij, mund ta fajësoj vetveten. Nëse nuk e tregon të vërteten, dëshmitari mund të ndiqet sipas Nenit 382 (Lajmërimi apo kallëzimi i rremë) dhe 383 (Deklarimi rremë nën betim) të Kodit Penal. Varësisht nga konteksti, për dëshmi të rreme, mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet për veprën e parë dhe me gjobë ose me dënim me burg deri në 5 vjet”, ka thënë Vranovci.
Sa i përket kodit të producurës penale, Vranovci ka thënë se ky kod parashehë dëshmitarë të privilegjuar ku janë rastet kur dëshmitari me dëshminë e tij, do të shkelte detyrën e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare ose ushtarake.
“Kodi jonë i Procedurës Penale i parasheh edhe dëshmitarët e privilegjuar, këto janë rastet kur dëshmitari me dëshminë e tij, do të shkelte detyrën e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare ose ushtarake, derisa organi kompetent nuk e liron nga ky detyrim, avokati mbrojtës për pandehurin për ato që ia ka besuar mbrojtësit, përpos nëse i pandehuri kërkon vet që të dëshmojë mbrojtësi i tij/saj si dhe i bashkëpandehuri derisa sa zbatohet procedurë e përbashkët apo e veçantë, përpos kur i bashkëpandehuri është dëshmitar bashkëpunues. Të liruar nga dëshmia janë edhe personat që kanë lidhje të caktuara gjaku më të përpos kur për veprën mund të dënohet me 10 vjet e më shumë me burgim, personi fetar të cilit të i cilit i është rrëfyer i pandehuri, mbrojtësi, mbrojtësi i viktimave, gazetarët, etj., të cilët janë nën detyrim për të ruajtur fshehtësinë për atë që e kanë mësuar gjatë ushtrimit të profesionit. Pastaj, fëmijët përpos kur gjykata vlerëson së ata janë të aftë për ta kuptuar detyrimin për të treguar të vërteten. Këto aspekte dhe aspekte tjera të dëshmisë si provë në procedurën penale, rregullohen në detaje me Kodin e Procedurës Penale”, tha Vranovci.
Vranovci potencoi se sipas, Nenit 132.1 “Kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton mund të dënohet më gjobë.