fbpx

Çfarë po kurdis Butrinti për këtë shtune. E ka për Kiarën?

nga Revista Kosovarja

Javën e kaluar u mendua se do të hynte në Big Brother këngëtari, Butrint Imeri i cili është përfolur për një lidhje me dashurie me moderatoren, Kiara Tito.

Ky do të ishte kulmi i kësaj historie, teksa publiku, falë edhe disa postimeve të Butrintit, mendoi se artisti do surprizonte moderatoren me rastin e datëlindjes së saj.

Gjithsesi kjo nuk ndodhi, edhe pse ishte planifikuar të ndodhte por në momentin e fundit nuk ishte realizuar.

Por pak orë më parë në Instagramin e tij, këngëtari është shprehur se këtë të shtunë do të na surprizojë me një “befasi që e presim prej kohësh” dhe duke qenë se të shtunën është Prime i radhës i “BBV”, kjo mund të jetë edhe surpriza për Kiarën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]