fbpx

Çfarë raporte ka Eni me djalin e Genc Prelvukajt

nga Revista Kosovarja

Genc Prelvukaj me partneren e tij Eni Koci kanë diferencë moshe 15 vite. Këngëtari kishte qenë i martuar, martesë nga e cila ka një djalë, Gjinin, që tani ka mbushur të 16 – tat.

Së fundi, artistja u ka dhënë mundësinë fansave ta pyesin atë se çfarë duan të dinë dhe njëra prej pyetjeve ishte se si i ka raportet me djalin e Gencit, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja tha se ka raporte shumë të mira mandje e dha edhe një mesazh për të gjithë që janë në situatën e njëjtë.

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim”, ishte përgjigja e Enit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]